Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim përfaqësues të SBASHK-ut.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili tregoi se takimi do të mbahet në ora 15:00.
“Po sa e di unë. Na kanë thënë në ora 15:00”, tha ai shkurtimisht për Front Online.
Ky takim vjen si një përpjekje për të gjetur një zgjidhje.
Që nga 25 gushti, në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.