Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ngushëllon familjen, të afërmit, kolegët dhe bashkëveprimtarët për ndarjen nga jeta të ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha, raporton Ekonomia Online.
“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha. Ai do të mbahet mend për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës dhe në shërbim të interesave të Kosovës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe bashkëveprimtarëve!”, thuhet në telegramin ngushëllues të presidentes Osmani.
“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.I përhershëm qoftë kujtimi për Anton Berishën!”