Presidentja Osmani për Adem Jasharin: Në çdo ditë që frymojmë lirshëm, të përulemi Komandant!

Prishtinë | 28 Nën 2025 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Komandanti Adem Jashari është i pavdekshëm në frymën e lirisë.

Në një postim në Facebook, Osmani derisa ndau fotografi të Adem Jasharit theksoi se çdo ditë duhet t’i përulemi.

“Ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari, frymë e pavdekshme e lirisë dhe krenarisë kombëtare. Në 70 vjetorin e lindjes, si dhe në çdo ditë që frymojmë lirshëm, të përulemi Komandant!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme