Presidentja Vjosa Osmani, me rastin e vdekjes së profesorit Sami Repishtit, për të cilin thotë se ishte patriot i madh, zë i shquar i drejtësisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
E para e vendit u shpreh se me dhembje mori këtë lajm të hidhur, ndërsa shton se Repishti ishte patriot e prijetar me vizion, përpjekjet e të cilit ndihmuan në formësimin e rrugës drejt pavarësisë.
“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit, patriotit të madh, zërit të shquar për drejtësi, liri e pavarësi të Kosovës. Vepra e profesor Sami Repishtit është dëshmi e guximit dhe e përkushtimit – duke qëndruar në ballë të luftës për të drejtat e njeriut dhe luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.
“Dëshmia e tij në institucionet amerikane, shkrimet e tij për historinë e Kosovës dhe dashuria e tij e thellë për popullin tonë do të mbeten të paharrueshme. Ai ishte një patriot e prijetar me vizion, përpjekjet e të cilit ndihmuan në formësimin e rrugës drejt pavarësisë sonë. Mirënjohje e përjetshme për një jetë kushtuar çështjes shqiptare! U prehtë në paqe profesor Repishti. Trashëgimia e tij do të jetojë për sa të jetë kombi jonë!”.