Presidentja Osmani pret nesër në orën 13:45 Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Prishtinë | 10 Mar 2025 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë nesër në orën 13:45 Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Sipas njoftimit nga Presidenca, përfaqësuesit e mediave do të kenë mundësinë të marrin pamje nga momenti i pritjes dhe fillimi i takimit.

Pas përfundimit të bisedimeve, Osmani dhe Rutte do të dalin në një konferencë për media.

Të ngjashme