Presidentja Osmani priti senatorët Shahee, Murphy dhe Tillis

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 15:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tre senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në përmbyllje të një vizite në rajon, raporton Ekonomia Online.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje nga fillimi i takimit, ndërsa rreth temës së diskutimeve pritet që Zyra e Presidentes të dërgojë një komunikatë shtypi.

do të vijnë nesër nga Sarajeva në Prishtinë, ku edhe do ta përmbyllin vizitën e tyre në rajon. derisa paralajmërimin se do ta vizitonin edhe Kosovën e kishte dhënë edhe vetë Chris Murphy në llogarinë e tij zyrtare në “twitter” më 19 prill.

Senatorët, të cilët shoqërohen dhe nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, do të priten në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Vizita e këtij delegacioni amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor vjen pas agresionit rus në Ukrainë.

Edhe më herët ka pasur paralajmërime se rajoni mund të jetë cak i Rusisë për destabilizim dhe kjo ka alarmuar Perëndimin.

Vetë senatori Chris Murphy në një postim në Twitter, kur njoftonte për vizitën në Serbi, Bosnje dhe Kosovë, kishte thënë se Putin mund t’ia mësyjë krijimit të ndonjë problemi në ndonjë rajon të brishtë siç është Ballkani Perëndimor.

“Derisa Rusia vazhdon të humbasë në Ukrainë, ata do të përpiqen të krijojnë probleme në rajonet e brishta të afërta. Unë gjatë kësaj jave jam në Serbi, Kosovë dhe Bosnje me senatoren Shaeen dhe senatorin Thom Tills për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin përballë përpjekjeve të huaja për ta minuar paqen”, kishte shkruar ai.


Të ngjashme