Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit, Osmani dhe Pahor do të dalin në konferencë për media. Kurse më pas Pahor do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Presidenti slloven do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari.
Pahor të dielën ka qëndruar në Beograd, nga ku ka deklaruar se është i shqetësuar për dialogun Kosovë-Serbi.
Këtë deklaratë Pahor e bëri pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.