Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Osmani pas takimit u shpreh se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinëe heqjes së masave ndaj Kosovës.
“Kosova është gati të ecë përpara me përkushtim, me reforma të suksesshme dhe me besim të palëkundur në të ardhmen evropiane. Kënaqësi e veçantë ta mirëpres sërish sot në Republikën e Kosovës Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Së bashku diskutuam për zbatimin e Planit të Rritjes, për rëndësinë e heqjes së masave të padrejta ndaj vendit tonë, si dhe për hapat tutje në rrugën drejt integrimit tonë në Bashkimin Evropian. Mbështetja e Komisionit Evropian për Kosovën në këtë proces mbetet thelbësore”, ka shkruar Osmani në Facebook.





