Presidentja Osmani takon komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári, të cilin e uroi për detyrën, duke e vlerësuar kontributin e forcës shumëkombëshe në sigurimin e një ambienti të qetë e të sigurtë në Kosovë.

Duk e përmendur rolin e KFOR-it që prej vitit 1999, Presidentja Osmani ka theksuar se ky mision paqeruajtës ka kontribuuar jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në projekte të ndryshme infrastrukturore, sikurse edhe në fushën e shëndetësisë në përballje me pandeminë. Më tej, Presidentja Osmani ka përmendur bashkëpunimin në nivel të KFOR-it me FSK-në, duke ritheksuar synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Ndërkaq gjeneralmajor Kajári ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konsultimeve të rregullta në kuadër të mandatit që ka KFOR-i në Kosovë.

Të ngjashme