Presidentja Osmani takon kreun e Parlamentit turk

| 01 Mar 2022 | 13:00 | Nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka zbuluar se për çfarë diskutoi me Sentop.

“Sot në takim me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, z.Mustafa Şentop, me të cilin biseduam për marrëdhëniet shumëdimensionale, të cilat do të forcohen edhe më tej nga bashkëpunimi në shumë sfera, duke e llogaritur Turqinë partner strategjik në shumë procese”, ka shkruar presidentja.

Osmani gjatë ditës së sotme pritet të takohet edhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.

May be an image of 4 people, people sitting and people standing
May be an image of 12 people and people standing

Të ngjashme