Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu takon përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit.
Presidentja Osmani falënderoi përfaqësuesit e shoqërisë civile për pjesëmarrjen aktive në monitorimin e procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, duke nënvizuar se çdo rekomandim i identifikuar përgjatë procesit do të shqyrtohet me kujdes të veçantë.
“Është thelbësore që çdo emërim të jetë rezultat i një procesi transparent dhe të drejtë, dhe çdo kandidat të ketë integritet të dëshmuar përgjatë karrierës. Këto janë parime themelore të cilat i kam ndjekur në çdo emërim që kam bërë”, ka thënë Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani do t’i vazhdojë konsultimet edhe me akterë të tjerë të përfshirë në këtë proces për t’u siguruar që procesi ka qenë i drejtë dhe i pranueshëm.