Presidentja Osmani u takua edhe me deputeten Emilija Rexhepi, diskutohet bllokada në Kuvend

Prishtinë | 03 Kor 2025 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua edhe me deputeten nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e partive politike, përfshirë edhe komunitetet joshumicë, raporton Ekonomia Online.

Dita e sotme ishte e dyta me radhë e takimeve të presidentes Osmani në përpjekjet për zhbllokimin e gjendjes në Kuvend.

Një ditë më parë, ajo u takua me drejtuesit e partive më të mëdha.

Të ngjashme