Presidentja Osmani u takua me Komandantin e KFOR-it, Franco Federici

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua në takim të rregullt me Komandatin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici. Komandanti i KFOR-it e vlerësoi situatën e sigurisë në vend si të qetë dhe stabile, duke nënvizuar se institucionet përkatëse të sigurisë janë në bashkërendim të plotë me njëra-tjetrën.

Komandanti i KFOR-it informoi Presidenten Osmani për stërvitjen “Stërvitje dhe Trajnim Operacional – OPREH Niveli II”, e cila do të mbahet në shtator, në Kosovë. Kjo është një stërvitje e rregullt rutinore. Stërvitja do të përfshijë zbarkimin e trupave shtesë të vendeve aleate, të cilat do të trajnohen bashkë me njësitet e KFOR-it, si pjesë e Forcës Operacionale Rezervë të KFOR-it.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani diskutoi me Komandantin e KFOR-it për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohëshme dhe të menjëhershme për kontraktuesit afganë që punojnë në NATO, përfshirë edhe familjet e tyre.

Të ngjashme