Presidentja Osmani vazhdon vizitat nëpër komuna, niset për në Pejë

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon turin e vizitave nëpër komunat e vendit. Sot, Osmani ka njoftuar se është rrugës për në komunën e Pejës.

Përmes një video në Facebook, Osmani ka thënë në Pejë do të ketë një agjendë shumë të ngjeshur.

Takimi i saj i parë do të jetë me Kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxheri. Ndërsa mes tjerash, Osmani do ta mbjellë simbolikisht drurin e parë në Kosovë të llojit “Manuka”, në vendin e quajtur “Maja e Zezë” në Pejë.

“Jemi rrugës për në Pejë. Kemi filluar një cikël të vizitave nëpër komuna, ku flasim jo vetëm me kryetarët, por edhe me qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, në veçanti ato që përfshijnë të drejtat e grave dhe të fëmijëve. Në Pejë do ta kemi një agjendë shumë të ngjeshur, duke filluar me takimin me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxherin”, ka thënë Osmani.

Agjenda e plotë e vizitës së presidentes Vjosa Osmani-Sadriu në komunën e Pejës:

10:30 – Takim me kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxheri (Zyra e kryetarit të Komunës)

12:50 – Vizitë në ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta. (Qendra e qytetit)

13:20 – Vizitë në MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals) (Rruga “Zhujë Selmani”, Nr. 93)

14:00 – Presidentja Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë (Maja e Zezë në Pejë)

16:45 – Takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë (Qendra Rinore në Vitomiricë)

Të ngjashme