Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka dorëzuar flamurin ekipit olimpik të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, raporton Ekonomia Online.
Në këto gara do të marrin pjesë 90 shtete dhe pjesë e tyre do të jetë edhe Kosova, e cila do të përfaqësohet nga sportistët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.
Është hera e parë që dy lojtarë nga Kosova marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se për Kosovën këta sportistë janë ambasadorët më të mirë, pasi sipas saj ata po e ngritin flamurin edhe në ato shtete që ende nuk na kanë njohur.
“Është një sukses i rëndësishëm sepse sportistët tanë po vazhdojnë të jenë ambasadorët tanë më të mirë edhe në shtetet që nuk na kanë njohur po vazhdojmë ta ngritin flamurin”, ka thënë Osmani.
Albin Kryeziu do të marrë pjesë në 4 disiplina, ndërsa Kiana Kryeziu është për herë të parë pjesë e lojërave olimpike.
Njëra pjesë e delegacionit nga Kosova do të nisen gjatë ditës së nesërme drejt Pekinit, ndërsa pjesa tjetër do të niset më 2 shkurt.
Sa i përket situatës me Covid-19 në rast se lojtarët dhe stafi konfirmohen pozitivë, atëherë ata do të izolohen për 5 ditë.