Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar dhe përgëzuar xhudistet kosovare që ia sollën Kosovës medaljet e para në Lojërat Mesdhetare.
Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë, kurse Flaka Loxha të bronztën në “Oran 2022”, i cili po mbahet në Algjeri, shkruan “Gazeta Express”.
Ato konfirmuan edhe një herë se xhudoja është sporti që po e bën vazhdimisht krenar vendin tonë.
Sipas zonjës Osmani, Flaka Loxha po ecën hapave të kampioneve olimpike, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.
E mundësi për medalje kanë edhe xhudistët tjerë si Akil Gjakova, Loriana Kuka e të tjerët, të cilët do të garojnë sot dhe nesër.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e presidentes Osmani në rrjetet sociale.