Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës, drejtoreshën e UNICEF-it, për Kosovë, Nona Zicherman, të cilën e ka falënderuar për angazhimin e deritashëm të saj.
Në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit me UNICEF-in, në sferën e të drejtave të fëmijëve, siç është edukimi i hershëm i fëmijëve, sigurimi i infrastrukturës së nevojshme për qasje në institucionet parashkollore, ngritja e cilësisë në arsim, si dhe sigurimi i barazisë gjinore.
Presidentja Osmani theksoi domosdoshmërinë e qasjes së fëmijëve në arsim cilësor dhe fuqizimin e mirëqenies së tyre.
Ndërkaq znj. Zicherman, falënderoi Presidenten Osmani për mbështetjen, duke uruar që bashkëpunimi i mirë të vazhdojë edhe nga pasardhësi i saj në këtë pozitë.