Numër i madh i qytetarëve mëngjesin e së hënës ia kanë mësyer Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për marrë rezultatet e analiza për Covid-19, raporton Ekonomia Online.
Ata nuk kanë respektuar masat e marra nga Qeveria, për mbajtjen e distancës fizike.
Edhe përkundër insistimin ata nuk kanë pranuar që të deklarohen para kamerës, ndërsa pas interesimit për të marrë një qëndrim në lidhje me këtë çështje kanë filluar të shpërndahen.
Përderisa ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se rënia e numrit të të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 i ka lehtësuar të gjithë, posaçërisht stafin shëndetësor, por akoma duhet shumë kujdes.
Zemaj më tej ka shtuar se vendim mund të kthehet në karantinë vetëm nëse e humbasin kontrollin e kujdesit.