Prezantim mbresëlënës i Ansamblit “Zëri i Kosovës” në Kroaci

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Ansambli “Zëri i Kosovës” është kthyer në Fushë-Kosovë me dy çmime kryesore nga Festivali Internacional i Folklorit, i cili u mbajt në Velika Gorica në Zagreb të Kroacisë.

Çmimi për ‘Koreografinë më të mirë’ dhe ai për ‘Interpretimin instrumental’ ishin dy çmimet kryesore të këtij festivali që i rrëmbeu ansambli nga Fushë-Kosova në mesin e shumë shteteve evropiane pjesëmarrëse në këtë festival prestigjioz.

Krenaria e Fushë-Kosovës, AKV “Zëri i Kosovës”, edhe një herë dëshmoi se janë të denjë për festivale internacionale dhe botërore.

Urimet dhe përgëzimet shkojnë për këta artist që me dinjitet po e përfaqësojnë jo vetëm Fushë-Kosovën por edhe shtetin e Kosovës.

Investimet e DKRS-së në këta të rinj po kthehen me suksese dhe shpërblime të njëpasnjëshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme