Një grua ka raportuar se dy persona i kanë shkuar në banesë duke iu prezantuar si policë dhe i kanë vjedhur një shumë parash, të cilat i kishte në çantë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet.
“Ankuesja femre kosovare menaxhere në një spital, ka raportuar se në banesën e saj kanë shkuar dy të pa njohur dhe janë prezantuar si policë. Sipas ankuese, të njëjtit kanë kërkuar t’i kontrollojnë çantën e saj. Në çante kishte një shumë parash të cilat të dyshuarit ia kanë marrë. Është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar rastin si me lartë dhe të cilin policia është duke u hetuar”, thuhet në raport.