Policia e Kosovës ka prezantuar armatimin e rëndë, automjetet dhe pajisjet e tjera ushtarake, të kapura të Manastirin e Banjskës së Zveçanit, si dhe në shtëpi e objekte përreth, raporton Ekonomia Online.
Këto janë një pjesë e armatimit të konfiskuar, që është shfaqur, para medieve, sot në kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicën e Jugut:
??? uniforma ushtarake
??? karikatorë për AK47
?? predha minahedhës 82mml
?? predha 62 mili
?? granata dore
?? zolla te mbushura
? zolla te perdorura
? mina antitanke
??? eksplozivë dinamitë
? veturë e rëndë e blinduar
?? vetura të tipit xhip
? motora 4×4
? mina kundër këmbësorisë
? tromblon për pushkë
? mitrolozë
?? Kallash AK 47
? dronë
Përveç armatimit janë gjetur edhe mjete të punës, si kazma, lopata, sopata dhe sharra te dorës – rreth 50.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se sasia e armatimit që u zbulua nga Policia e Kosovës, janë pajisje për disa qindra sulmues të tjerë.
“Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë”,
“Edhe nga ekspertë vendor dhe të huaj është konstatuar se për ketë plan dhe këtë armatim, është dashur përgatitje për disa muaj”, u shpreh Sveçla.








