Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me UNICEF-in kanë organizuar ceremoninë e prezantimit të Ligjit të sapomiratuar për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, raporton Ekonomia Online.
Ky ligj ka për qëllim ofrimin e edukimit cilësor gjithëpërfshirës në të gjitha format e organizimit të kujdesit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme për fëmijët prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare, si dhe përcakton normat për organizimin, funksionimin, mbikëqyrjen, përgjegjësitë institucionale dhe profesionale të të gjithë akterëve për edukimin në fëmijërinë e hershme.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se me këtë ligj ofrohen mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët.
Sipas saj, ky ligj do të hyje në fuqi nga viti shkollor 2024-2025.
“Finalizimi i ligjit është përmbushja e një zotimi, që ne ndjehemi krenar si ministri, qeveri e kolegë. Në fakt ky është një nga detyrimet tonë që të ofrojmë mundësi të barabartët për fëmijët tanë. Rezoluta është që të kemi individ të plotësuar. Ligji i ri i sjell disa risi të theksuar, do të bëhet i obligueshëm nga viti ardhshëm, do ta rris cilësinë e arsimit. Ju përgëzoj për punën e mirë që e keni bërë. Miratimi dhe ratifikim i këtij ligji nuk është përfundimi por një pikënisje për zbatim. Është tejet e rëndësishme që të jemi të kujdesshme të përgjegjshëm që as një fëmijw të mos i mohohet e drejta për edukim”, tha ajo.
Nona Zicherman, shefe e UNICEF-it në Kosovë, tha se ky ligj është një reformë e rëndësishme për fëmijët në Kosovë.
“Është kënaqësi e veçantë të jem me ju që të festojmë këtë reformë të rëndësohem për fëmijët nw Kosovë. Kalimi i këtij ligji na ofron një kornizë të suksesshme. Kosova e ka njohur rendësin për të investuar në kapitalin njerëzorë. Zhvillimi i fëmijët të integruar është në planin kombëtar. Dua që ti përgëzoj institucionet e Kosovës që i kanë prioritetizuar të drejta e fëmijëve. Ky ligj na ofron një udhërrëfyes të mirë”, tha ajo.
Prezantimin e Ligjit për Edukimin ne Fëmijërinë e Hershme dhe hapat që do të ndiqen në vazhdim, i bwri tw ditura Labëri Luzha, udhëheqësja e Divizionit për Edukim Parashkollor në MAShTI.
Ajo tha se ky ligj zbatohet nga të gjitha institucionet e edukimit për fëmijët prej lindjes deri në moshën gjashtë vjeçare.
“Ky ligj zbatohet nga të gjitha institucionet e Edukimit në Fëmijërinë e Hershme, për fëmijët prej lindjes deri në moshën gjashtë vjeçare. Të drejtën e të gjithë fëmijëve për edukim cilësor gjithëpërfshirës bazuar në nevojat individuale të tyre. Shëndetin, mirëqenien dhe mbrojtjen e fëmijëve. Krijimin e mekanizmave për sigurimin e ofrimit të shërbimeve të integruara. Përcaktimin e detyrave dhe përgjegjësive të ofruesve të shërbimeve në Edukimin në Fëmijërinë e Hershme”.
“Mentorimin, monitorimin, inspektimin, financimin dhe sanksionimin e ofruesit të shërbimeve. Përcaktimi i mekanizmave për themelimin, monitorimin dhe zbatimin e standardeve të cilësisë në të gjitha nivelet. Bashkëpunimin dhe koordinimin ndërsektorial ndërmjet institucioneve në nivel qendror dhe lokal, dhe akterëve relevantë në fushën e Edukimit në Fëmijërinë e Hershme”, tha ajo, raporton EO.