Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini, kanë prezantuar Platformën e përbashkët digjitale të arsimit parauniversitar të Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.
Ministri Likaj me këtë rast tha se marrëveshja e arritur ndërmjet të dy palëve është falë bashkëpunimit të ndërsjellë.
Ai ka bërë të ditur se Shqipëria ia dhuron Kosovës platformën e mësimit në distacë falas, por edhe Kosova do të ofrojnë një qasje të tillë.
Sfidë ai e ka quajtur organizimin e mësimit në distancë në kohë e pandemisë, por tha se janë të përgatitur që mësimi të fillojë me 14 shtator.
“Marrëveshja e stome është falë bashkëpunimit që kemi me ministrinë e Arsimit. Platformë për mësimin në distancë i dhurohet falas MASh-it, por edhe ne do ta bëjmë një gjë të tillë”.
“…jemi para një sfide të gjithë, organizmin e mësimit në pandemi, por që jemi gati për fillimin e mësimit”.
Përderisa ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini tha se, mësimin do të fillojnë më 14 shator dhe se në këtë periudhë janë duke zhvilluar mësim testues.
Sa i përket platformës së prezantuar ajo shtoi se xhirimi i orëve mësimore në të dy shtet do të këmbehet, raporton EO.
“Në Shqipëri fillon viti më 14 shator, ne kemi filluar mësimin testues për disa ditë”.
“…videot e xhiruar në Kosovë do të shihet edhe në Shqipëri dhe anasjelltas”.