Prezantohet telefoni me pesë kamera

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Kompania tregoi se mund të sjellë inovacion, duke prezantuar telefonin e parë në botë me 5 kamera, sipas kreut ekzekutiv.

Gjiganti i teknologjisë në Korenë e Jugut, LG, prezantoi një smartphone 5G me dy ekrane, dhe vjen i fundit në prodhuesit botëror që prezanton dizajn të ri në përpjekje për të rritur shitjet e ngadalta.

Dy ekranet në modelin e ri V50ThinQ punojnë në mënyrë të pavarur, në mënyrë që përdoruesi të shikojë filma në një ekran dhe të përdorë internetin në të dytin, në të njëjtën kohë. Telefoni ka gjithashtu 3 kamera kryesore të pasme dhe një kamerë përpara.

LG prezantoi gjithashtu një telefon që mund të hapet pa prekur fare ekranin. Modeli G8 ThinQ përdor sisteme të njohjes që lexojnë venat në duart e përdoruesve dhe që përdorin njohje të fytyrës me infra të kuqe.

Ndërkohë, HMD Global, kompania finlandeze që zotëron të drejtat për të përdorur markën Nokia, prezantoi një telefon me 5 kamera të pasme, ku dy prej tyre kanë sensorë me ngjyra 12 megapixel dhe tre kamera 12 megapixel bardh e zi (monoxhrome), transmeton ‘Scan’.

Nokia 9 PureView kryeson në telefonat e ri të prezantuara nga HMD, ku të gjithë prej tyre kishin sistemin e operimit Android One, që garanton 2 vite të përditësimit, përcjell albinfo.ch.

Kompania tregoi se mund të sjellë inovacion, duke prezantuar telefonin e parë në botë me 5 kamera, sipas kreut ekzekutiv, Florian Seiche.

Ekzekutivi shtoi se telefonat e Nokia, do t’i shërbejnë konsumatorëve, kryesisht në tregjet në zhvillim. Ai tha se Nokia 3.2 dhe Nokia 4.2, është për përdoruesit që kërkojnë vlerë, të kombinuar me thjeshtësinë e sistemit të operimit Android.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme