Prezantuan testin Antigjen të falsifikuar, arrestohen dy shtetas serb në Bërnjak

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Dy persona shtetas serb janë arrestuar dje në pikën kufitare në Bërnjak, pasi që të njëjtit kishin tentuar të hynin në Kosovë me test të falsifikuar, Antigjen Sars-Cov-2.

Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dëbuar në Serbi.

Njoftimi i plotë nga policia:

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT

• SPK Bërnjak 11.09.2021-09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka prezantuar një dokument (vërtetim) Antigjen Sars-Cov-2 të datës 11.09.2021 i cili dyshohet se mund të jetë i falsifikuar dhe është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe të dëbohet në Serbi ndërsa rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

• SPK Bërnjak 11.09.2021-09:45. Është arrestuar e dyshuara femër, shtetase e Serbisë pasi që e njëjta ka prezantuar një dokument (vërtetim) Antigjen Sars-Cov-2 të datës 11.09.2021 2021 i cili dyshohet se mundë të jetë i falsifikuar dhe është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe të dëbohet në Serbi ndërsa rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme