Një prifti katolik në Kenia i është hequr e drejta për të udhëhequr meshat kryesore publike për një vit, sepse ai këndoi rep gjatë predikimeve.
Është eprori i tij ai që ka bërë të ditur lajmin për BBC, transmeton Shqip. Sipas tij, Ati Paul Ogallo, i cili ishte mbiquajtur “Sweet Paul”, duhej “të zgjidhte mes të qenit një rreper ose një prift”.
“Shenjtorët dhe laikët nuk mund të përzihen”, shtoi Peshkopi Philip Anyolo, i Dioqezës së Homa Bay në Kenian perëndimore.
Por peshkopi këmbënguli se Ati Ogallo mund të përdorte rrepin për t’u predikuar të rinjve – jo vetëm nga altari. Pas masës ndëshkimore, Ati Ogallo ndryshoi rrobat e priftit me ato të rreperit, si T-shirt dhe pantallona të gjera.
Duke shpjeguar alteregon e tij, ai i tha BBC muajin e kaluar: “Të rinjtë më quajnë ‘Sweet Paul’ sepse unë bëj rrep të ‘ëmbël’”. Ai tha se ai miratoi stilin e tij të pazakontë, sepse donte që të rinjtë të argëtoheshin në mënyrë të sigurt në kishë, në vend që të ishin në vende të pasigurta.
Ai argumentoi se një incident në vitin 2004 kur tre të rinj u shtypën për vdekje në një ngjarje muzikore në Nairobi ishte shkaku i veprimeve të tij. “Prifti, i cili u pezullua muajin e kaluar, tani ka një vit për të menduar për seriozitetin e jetës si klerik”, tha Peshkopi Anyolo.
Pezullimi i tij do të thotë se ai nuk mund të jetë prifti kryesor gjatë meshës publike ose të administrojë kungimin e shenjtë, por lejohet të udhëheqë një meshë private. Ati Ogallo nuk ka komentuar pezullimin e tij.