Një prift që mbante maskë mbrojtëse si preventivë kundër COVID-19, ka humbur jetën derisa po mbante meshën në një kishë në Kamerun.
Prifti katolik shihet duke folur me besimtarët në gjuhën frënge, kur befasisht rrëzohet në tokë dhe menjëherë humb jetën, transmeton Telegrafi.
Në fillim dukej se gjithçka po shkonte siç është më së miri, kur prifti Jude u ndal dhe për pak sekonda tentoi të mbushet frymë.
Më pas ai rrëzohet në tokë, kurse kolegët e tij menjëherë reagojnë duke tentuar ta ndihmojnë. Nuk dihet nëse prifti kishte pasur ndonjë problem shëndetësor më parë.
E pamjet e momentit rrëqethës janë shpërndarë në Twitter nga avokati Chidi Odinkalu, i cili gjithashtu është kryesues i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Nigeri.