Prigozhin fotografohet në territorin rus, në qytetin ku po mbahet samiti Rusi-Afrikë

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Megjithëse vendndodhja e Prigozhinit ka qenë mister muajin e fundit, besohet se ai lëviz mes Rusisë dhe Bjellorusisë.

Besohet se 3.450 deri në 3.650 ushtarë të grupit Wagner kanë shkuar në një kamp afër Asipoviçi në Bjellorusi, një qytet 230 kilometra në veri të kufirit ukrainas, sipas Belaruski Hajun, grupit i cili i gjurmon lëvizjet e trupave ushtarake brenda vendit.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i mirëpriti forcat e Wagner-it në vendin e tij, pasi e kishte ndërmjetësuar një marrëveshje mes Kremlinit dhe Prigozhinit në qershor, duke i dhënë fund rebelimit të dështuar të grupit kundër liderëve të ushtrisë ruse.

Prigozhini e ka regjistruar një “kompani për menaxhimin e patundshmërisë” në Bjellorusi javën e kaluar me emër Concord Management and Consulting.

Dokumentet e analizuara nga mediumi i pavarur bjellorus reform.by, tregojnë se kompania është regjistruar në adresën e njëjtë të fshatit ku është i vendosur kampi mercenar Wagner.

Të ngjashme