Trajneri slloven, Primoz Gliha pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet si trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Sipas raportimeve nga “Telegrafi”, Gliha do të zyrtarizohet brenda pak ditësh, ndërsa do ta udhëheq Kosovën deri në përfundimiN e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Tekniku slloven do ta ketë ndihmën e Afrim Tovërlanit e Arbnor Morinas në drejtimin e “Dardanëve”.
Gliha emër i njohur për Kosovën, pasi ka disa vite që punon me Dardanët dhe pas largimit të Challandes pati drejtuar ekipin në ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Greqisë në vitin 2021.