Vetura “Peugeot 208” është kurorëzim i një fushate të suksesshme nga “Princ Caffe Turke” me të cilën edhe njëherë tregohet besimi që Princ Caffe Turke ka ndaj konsumatorëve të saj.
Kushtrim Mala nga Drenasi ishte njeriu me fat, i cili kishte blerë një paketim të “Princ Caffe Turke” në një nga supermarketet e këtij qyteti.
Me vetëm 80 cent, familja Mala u bënë pronarë të veturës “Peugeot 208”. Kushtrimi u shpreh se gjithmonë i ka qëndruar besnik Princ Caffe Truke-s dhe kësaj radhe besimi ju shpërblye me një veturë, shpërblim i cili ishte mjaft i pa besueshëm për të, mirëpo pas kontaktit me kompaninë kjo gjë iu konfirmua.
Më tutje, Kushtrimi shfrytëzoi rastin që të falenderojë “Princ Caffe Turke” për korrektësinë. Njëherësh, ai iu bëri thirrje të gjithëve që të konsumojnë “Princ Caffe Turke”, e cila krahas shijes unike, gjithmonë ofron edhe shpërblime të shumta për konsumatorët e saj besnikë.