Prince Caffe ka filluar shtrirjen në tregun e Belgjikës, duke u bashkuar me distributorin e mirënjohur, L.L.A.V Group.
Produktet e Prince Caffe, me anë të këtij bashkëpunimi, tash e tutje do të ofrohen në rrjetin e supermarketeve Delhaize Group në të gjithë vendin.
Ky hap shihet si një mundësi e mirë për klientët belgë të provojnë kafenë e shijshme të Prince Caffe, duke e bërë atë më të lehtë se kurrë për ta gjetur në një vend të besueshëm dhe të njohur.
Me rreth 140 supermarkete Delhaize ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve ushqimore dhe janë të njohur për krijimin e mjediseve të këndshme dhe miqësore të blerësve.
Ky partneritet i suksesshëm me L.L.A.V Group dhe Delhaize do të ndihmojë Prince Caffe të rritet dhe të përhapet më gjerë në tregun e Belgjikës duke përfshirë edhe shtetet tjera të Beneluksit dhe më gjerë, duke siguruar që kafja e shijshme të jetë e disponueshme për më shumë njerëz në këtë vend.
Prince Caffe, si njëri ndër brendet kryesore kosovare, tashmë po pozicionohet gjithnjë e më tepër sukses në tregje të ndryshme evropiane.