Në Dubai, në Qendrën Botërore të tregtisë është duke u mbajtur njëri nga panairet më të mëdha në botë “GULFOOD 2021”. Me pjesëmarrjen e 2,500 kompanive nga 85 vende, duke përfshirë disa nga brendet më të njohura në botë.
Ky panair paraqet tendencat kryesore dhe më të reja të tregut mbi ushqimin dhe pijet dhe synon të nxjerrë në pah risitë, modelet si dhe të ringjall lidhjet e komunikimit midis mijëra prodhuesve kryesorë në këtë sektor për pesë ditë radhazi (21-25 shkurt).
Panairi ka për qëllim që të lidh njerëz, produkte dhe ide nga e gjithë bota përmes prezantimeve dhe konferencave prestigjioze ndërkombëtare që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve.
Duke pasë parasysh nivelin e lartë të produkteve dhe shërbimeve që ka Prince Caffe këtë vit është prezente në mesin e shumë kompanive dhe brendeve të njohura botërore me produktet : Prince Kafe Turke , Prince Instant dhe Prince Espresso.
Prince Caffe, ka ekzpozuar gjithë gamën e produkteve të kafes në këtë panair,produkte këto që me cilësinë e vet kanë gjetur interesim të madh të vizitorëve të këtij panairi të këtij viti dhe duke ofruar një mundësi shumë të mire dhe për të realizuar kontrata të reja të cilat do të mundësojnë zgjerimin e shtrirjes edhe më shumë në tregjet ndërkombëtare. Gjithashtu, gjatë këtij panairi prezantimi i produkteve të kompanisë kosovare me cilësinë e vet kanë gjetur interesim dhe mbështetje të madhe të vizitorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe vendorë.
Në vizitë tek shtandi i Prince Caffe ishte edhe ambasadori kosovar në Emiratet e Bashkuara Arabe – Avni Arifi së bashku me investitorë të ndryshëm arabë.