Prince Caffe, pjesëmarrëse në panairin DUBAI EXPO 2021

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Në Dubai, në qendrën botërore të tregtisë është duke u mbajtur njëri nga panairet më të mëdha në botë “PLLME (Private Label & Licensing Middle East) 2021”. Me pjesëmarrjen e shumë kompanive nga të gjitha vendet e botës, duke përfshirë disa nga brendet më të shquara në botë.

Duke lehtësuar segmentin e shitjeve me pakicë me rritje më të shpejtë dhe duke përshpejtuar shumë sipërmarrje të reja biznesi, Private Label & Licensing Middle East është vendosur t’ju sjellë zgjidhjet më të avancuara nga prodhuesit, për kërkesat e konsumatorëve.

Ky panair është një mundësi unike për të takuar furnizuesit globalë që ofrojnë një gamë të gjerë produktesh brenda segmenteve FMCG ushqimore dhe joushqimore

Gjithashtu, ky panair paraqet tendencat kryesore dhe më të reja të tregut mbi ushqimin dhe pijeve dhe synon të nxjerrë në pah risitë më të reja, modelet dhe të ringjallë lidhjet e komunikimit midis mijëra prodhuesve kryesorë në këtë sektor për tre ditë radhazi (7-9 nëntor).

Gjtihmonë me qëllim që të lidhë njerëz, produkte dhe ide nga e gjithë bota përmes prezantimeeve dhe konferencave prestigjioze ndërkombëtare që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve.

Duke pas parasysh nivelin e lartë të këtij panairi, këtë vit, në mesin e kompanive prezentë është edhe Prince Caffe me produktet : Kafe Turke , Instant , Espresso , Kapsulla , Filter Kafe dhe Vending Machine.

Prince Caffe, ka ekzpozuar gjithë gamen e produkteve të kafes në këtë panair,produkte këto që me cilësinë e vet kanë gjetur interesim të madh të vizitorëve të këtij panairi të këtij viti dhe duke ofruar një mundësi shumë të mire dhe për të realizuar kontrata të reja të cilat do të mundësojnë zgjerimin e shtrirjes edhe më shumë në tregjet ndërkombëtare.

Gjithashtu, gjatë këtij panairi prezantimi i produkteve të kompanisë me cilësinë e vet kanë gjetur interesim dhe mbështetje të madhe të vizitorëve të ndryshëm ndërkombëtarë.

Të ngjashme