Markle nuk do të luajë më në “Suits”, ndërsa në internet vazhdojnë të shikohen skenat e nxehta të saj.
Aktorja amerikane, Meghan Markle, nuk do të jetë më pjesë e serialit të popullarizuar televiziv, “Suits”. Diçka e tillë ishte e pritshme qëkur u mor vesh se ajo është fejuar me princin Harry.
Producenti kreativ i “Suits”, Aaron Korsh, gjatë një interviste për Radio 4 ka thënë se ai dhe ekipi i serialit e kishin ditur që para një viti se lidhja e tyre ishte serioze.
“Në njëfarë mënyrë morëm vendim që të mos e pyesim se çfarë planifikonte… Vendosëm që të mos rrezikonim duke qenë se çifti është i dashuruar dhe kjo lidhje do te jetë e suksesshme”, ka thënë ai.
Në këtë mënyrë, ata kishin nisur edhe t’i bënin planet rreth largimit të Meghan nga seriali, ku kishte qëndruar për shtatë sezone.
“Është shumë më lehtë ta planifikojmë se si do të ndodhë, sesa të planifikonim se do të qëndronte me ne deri në fund dhe pastaj të befasoheshim. Ndërsa mënyra e vetme për të hequr dorë nga një aktore e tillë është që në skenar të shkruash se e ka goditur autobusi apo diçka të ngjashme”, ka deklaruar Korsh.
Kujtojmë që vetëm një ditë pas lajmit për fejesën e Markle me princin Harry, USA Network raportoi se aktorja do të largohej nga seriali.
Meghan ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes në ditët e fundit, sidomos për disa xhirime erotike që kanë qenë pjesë e serialit “Suits”, të cilat janë konsideruar si të papërshtatshme në Britani të Madhe, pasi është fjala për të renë e ardhshme të familjes mbretërore.