Princesha japoneze Ayako martohet për dashuri, humb statusin mbretëror

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Princesha japoneze, Ayako, e bija më e re e kushëririt të Perandorit Akihito, është martuar me Kei Moriya, punonjës në një kompani transporti, në një ceremoni tradicionale në Meiji Shrine në Tokio.

Me këtë martesë 28 vjeçarja është gruaja e fundit që po largohet nga Shtëpia Perandorake.

Sipas ligjeve të Japonisë gratë mbretërore humbasin statusin e tyre në qoftë se martohen me një person të zakonshëm.

Moriya, tashmë bashkëshorti i Ayako, ka thënë se do t’i ndihmojë asaj të përshtatet në jetën e përditshme si dhe shpreson të punojnë së bashku e të kenë një familje të lumtur.

Ayako është përshëndetur me familjen mbretërore javën që shkoi, ndërsa ka thënë se do të vazhdojë t’ju ndihmojë si një ish-anëtare e kësaj familje.

Çifti janë njoftuar përmes nënave të tyre të cilat janë mike.

Princess Ayako on her way to her wedding ceremony in Tokyo, Oct. 29, 2018.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme