Truproja me prejardhje britanike, i cili kishte për detyrë të mbronte princeshën e Dubait, Haya, quhet Russell Flowers.
Ai ka qenë ushtar britanik dhe rastësisht e gjeti veten në një debat të ashpër të Sheikut dhe udhëheqësit të Dubait, Maktourn me gruan e tij, Princeshën Haya, e cila u arratis nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Londër.
Sheiku 69 vjeçar, ka shprehur shqetësimin e tij se gruaja e tij, Princesha Haya ka pasur një lidhje sekrete me ish-ushtarin dhe truprojën e saj Russell Flowers.
Sheiku, i cili është njëri ndër njerëzit më të pasur në botë, akuzoi gruan e tij për “kontakt të papërshtatshëm” me truprojën. E këto akuza erdhën kur gruaja e tij u arratis nga vendi e po fshihet në një rezidencë 85 milionë paund, pranë Pallatit Mbretëror. Princesha Haya, 45 vjeçe, është gruaja e gjashtë e sheikut dhe më e reja nga të gjitha gratë e tij.