Princi Charles u ka bërë thirrje njerëzve që të ecin përpara e të presin kohëra më të mira, në paraqitjen e tij të parë që kur u diagnostikua me coronavirus.
Në një video të postuar në Twitter ai tha se periudha e tij e izolimit tashmë kishte përfunduar, mirëpo paralajmëroi se distancimi social mund të ishte përvojë e çuditshme, dhe shpesh shqetësuese.