Tjetër foshnje mbretërore është rrugës për në këtë botë. Princi Harry dhe Meghan Markle kanë bërë të ditur se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë, i cili pritet të lind pranverën e ardhshme.
Çifti e bëri të ditur lajmin për shtatzëninë e Markle, pasi arritën në Australi për turneun e tyre të pas ndërkombëtar, që prej martesës së tyre në fund të muajit maj, transmeton tch.
Ata u panë të kapur për dore në vizitën të cilën pritet që ta vazhdojnë në Zelandën e Re dhe disa vende të tjera.
Para se lajmi të ishte zyrtarizuar, kishin qarkulluar thashetheme për shtatzëninë e Markle, për shkak se nëna e saj shkoi nga Amerika në Londër, për ta ndihmuar vajzën e saj, pasi thuhet se Markle nuk dëshiron që të punësojë dado për fëmijën.