Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman u ka thënë Shteteve të Bashkuara se e ka konsideruar islamist të rrezikshëm gazetarin e vrarë, Jamal Khashoggji, kanë raportuar mediat amerikane.
Princi Salman është raportuar të ketë bërë këto deklarata në një bisedë telefonike me Shtëpinë e Bardhë, pasi Khashoggi është zhdukur dhe para se Arabia Saudite të pranojë se e ka vrarë atë.
Muajin e kaluar, princi saudit ka thënë se “krimi ka qenë i dhimbshëm për të gjithë sauditët”.
Mirëpo gjatë bisedës telefonike me Jared Kushner dhëndrrin e presidentit amerikan, Donald Trump dhe Këshilltarin amerikan për Siguri Kombëare, John Bolton, princi saudit ka thënë se Khashoggji ka qenë anëtar i organizatës islamike, Vllazëria Myslimane, ka raportuar Washington Post.
Arabia Saudite ka mohuar raportimet e Washington Postit dhe New York Times.
Khashoggi, saudit që ka punuar për mediat amerikane, është njohur si kritik i udhëheqësisë saudite.
Trupi i tij ende nuk është gjetur, mirëpo Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite janë pajtuar që ai është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.
Arabia Saudite ka mohuar se familja mbretërore ka qenë e përfshirë në këtë rast dhe ka treguar “përkushtm për të zbuluar faktet”.
Princi Salman po ashtu është raportuar t’iu ketë bërë thirrje autoriteteve amerikane për të ruajtur aleancën SHBA-Arabi Saudite.