Radhë e gjatë e prindërve e fëmijëve është parë në një nga libraritë në sheshin e Prishtinës, të mërkurën mbrëma.
Siç shihet në fotot e Ekonomia Online, ata po presin për t’u pajisur me libra e mjete shkollore, teksa ka mbetur më pak se një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, më 2 shtator.
Edhe këtë vit, Ministria e Arsimit ka marrë vendim që librat dhe mjetet shkollore të blihen nga vetë nxënësit e pastaj të subvencionohen.