Përfaqësues të Këshillit të prindërve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre para shkollës “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, pasi nxënësit e klasave të 5-ta nuk po vijojnë mësimin në gjysmëvjetorin e dytë, për shkak të ndryshimit të orarit dhe kalimit në ndërrimin e tretë, raporton Ekonomia Online.
Majlinda Maloku-Lecaj, nga Këshilli i Prindërve, tha se kishin dashur të organizonin një protestë më masovike, në “shprehje të pakënaqësisë nga një grup” është mosmiratimi nga ana e policisë i protestës për sot, për shkak të kohës së limituar.
Maloku-Lecaj deklaroi se për shkak të afatit ligjor paralajmërues do të bëjnë kërkesë tjetër për zhvillim proteste.
Jetmira Gashi përfaqësuese e klasës së 5/6 deklaroi se në shenjë pakënaqësie të ndërrimit të orarit ka dalë sot para objektit shkollor duke e kundërshtuar vendimin e drejtorisë së shkollës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse. Ajo theksoi se ndryshimi i paparalajmëruar i orarit të nxënësve shkakton mes tjerash humbje të kurseve jashtëshkolore të fëmijëve.
“Gjysëmvjetorin e parë fëmijët kanë shkuar në ora 13:10 ndërkaq tashmë planifikohet të shkoj në 14:40”, deklaroi ai.
Edhe Bashkim Paçarizi i cili ka njërin fëmijë në klasën e pestë në këtë shkollë shprehu shqetësimin e tij rreth ndryshimit të orarit mësimor.
“Ne vetëm dy jave para përfundimit të gjysmëvjetorit kemi marrë njoftimin përmes aplikacionit Viber, pa u diskutuar me asnjë prind dhe kjo ka shkaktuar situatën ku jemi sot, nuk kemi dashur te mos vijmë në këtë gjendje mirëpo nuk kemi arritur një marrëveshje”, u shpreh ai.