Prindërit e 14-vjeçares të cilën e pështyu Jamie Carragher kanë kërkuar nga “Sky” që të mos e shkarkojnë si analist të futbollit.
Sipas tyre, ish-mbrojtësi i Liverpoolit u ka kërkuar falje direkte për veprimet e tij.
40-vjeçari pështyu në drejtim të fanses së Manchester Unitedit që e ngacmoi pas humbjes së “Të Kuqve” në Old Trafford 2 me 1.
Vetë Carragher edhe për mediat kërkoi falje publike, ndërsa “Sky” e kishte suspenduar menjëherë pas publikimit të videos online.