Prindërit e 7-vjeçarit që u vra në Zvicër: Krimi nuk ndodhi për motive raciste

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Familja e pikëlluar e Iliasit 7 vjeçar, të vrarë të enjten e kaluar në Basel, përjashton mundësinë që vrasja e birit të tyre të ketë pasur motiv racist. Sipas familjarëve, djali kishte pasur fatin e keq të qëllonte “në vendin e gabuar në kohë të gabuar.

“Duke qenë se vogëlushi, kishte pasur nënshtetësi kosovare, ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka urdhëruar Konsullatën Kosovare në Cyrih që të mbështesë familjen. Kështu, zëvendësshefi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Visar Rrecaj ka vizituar familjen të premten në Bazel”, transmeton albinfo.ch.

“Edhe pse në momentet e pikëllimit më të thellë, familja megjithatë më ka pritur.

Krahas prindërve aty kishte edhe shumë pjesëtarë tjerë të familjes, të ardhur për t`i mbështetur.

Në bisedë me ta, prindërit e viktimës më thanë se ata nuk kishin pasur kurrë probleme me askënd dhe për këtë arsye duhet përjashtuar që vrasja të ketë qenë ndonjë akt i hakmarrjes.

Ata kanë përjashtuar po ashtu edhe ndonjë motiv me sfond racist. Për familjen është e sigurt: djali i tyre, thjesht, ka qëlluar në kohë të gabuar në vend të gabuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme