Prindërit e “Naim Frashërit” kërkojnë të arrihet marrëveshje: Nxënësit e kanë vendin në shkolla

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 12:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë, kanë protestuar duke kërkuar fillimin e procesit mësimor, raporton Ekonomai Online.

Vlora Vokshi nga Këshilli i Prindërve tha se mosmbajtja e mësimit po ndikon negativisht te fëmijët, duke u neglizhuar mirëqenia e tyre respektivisht e ardhmja e Kosovës.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha palëve që sa më shpejtë të bëjnë zgjidhje në të mirën e përgjithshme, por assesi duke cenuar të drejtën e shkollimit të fëmijëve.

Madje sipas saj, e drejta e fëmijëve për arsim është e drejtë e siguruar përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke shtuar se çdo përpjekje për ta parë apo shfrytëzuar këtë protestë si përkrahje të ndonjërës palë është e gabuar dhe tendencioze.

“Ne ndjehemi tejet të zhgënjyer dhe të indinjuar për prolongimin e një epilogu ndërmjet Qeverisë dhe SBAShK e që respektivisht ndikon negativisht në fëmijët tonë. Po bëhet pothuajse një muaj që fëmijët janë jashtë objekteve shkollore dhe në këtë vazhdë të mosmarrëveshjeve po neglizhohet mirëqenia e fëmijëve tonë, respektivisht e ardhmja e Kosovës”.

“Përmes kësaj proteste, ne, prindërit e ShFMU ‘Naim Frashëri, duam të dërgojmë mesazhe tek të gjitha palët që të bashkëbisedojnë dhe që sa më shpejtë të bëjnë zgjidhje në të mirën e përgjithshme, por assesi duke cenuar të drejtën e shkollimit të fëmijëve”.

“E drejta e fëmijëve për arsim është e drejtë e siguruar përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Çdo përpjekje për ta parë apo shfrytëzuar këtë protestë si përkrahje të ndonjërës palë është e gabuar dhe tendencioze”.

Krenare Osmani, tha se nuk u mbetet zgjidhje tjetër veç të vazhdojnë me protesta, ngase sipas saj, nuk po dëgjohet kërkesat e prindërve.

“… të dërgohen lutje që kjo grevë të ndaloj dhe të fillojë mësimi sa më parë. E nëse greva vazhdon ne nuk kemi gjë tjetër përveç se të protestojmë”, tha Osmani.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme