Prindërit e rinj flenë më pak se pesë orë në ditë

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Prindërit e rinj flenë vetëm katër orë e 44 minuta për çdo natë gjatë vitit të parë të foshnjes së tyre, sipas një studimi të ri.

Në 12 muajt e parë të jetës së fëmijës, nënat dhe baballarët flenë 59% më pak se rekomandimi prej tetë orësh gjumë, duke e humbur ekuivalentin e 50 netëve pa gjumë.

Një prind tipik shpenzon 54 minuta në ditë duke tentuar që ta vë foshnjen në gjumë e që barazohet me 14 ditë të plota në vitin e parë.

Studimi po ashtu gjeti që mungesa e gjumit mund të ndikojë rëndë emocionalisht në lidhje, pasi që një foshnje zgjohet tre herë për natë kur ata së pari arrijnë në shtëpi.

Hulumtimi i kryer nga brendi teknologjik i gjumit, Simba, gjeti që 23% e atyre që u anketuan, besojnë se gjumi i humbur në vitin e parë të fëmijës së tyre në shtëpi, ka bërë që ata të sillën “pak më pazakontë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme