Prindërit festojnë Krishtlindjet për djalin 11 vjeçar me kancer të rrallë

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Familja e një djali 11 vjeçar që vuan nga një formë e rrallë e kancerit, po feston Krishtlindjet më herët, në rast se ai nuk e pret muajin dhjetor.

Oliver Broën, ka kancer të rrallë në gjak që prek katër fëmijë për milion në të gjithë botës.

Familja e tij nga Plymouth, po feston më herët pasi kjo është koha e tij e preferuar e vitit. Babai i tij, Mike, tha: “Ne kemi ndezur dritat, pema është rregulluar dhe të gjitha detajet tjera janë gati”.

“Filmat e Krishtlindjes kanë filluar edhe këngët poashtu. Është tetori por ne tani po festojmë”.

Mike tha se Olver ka mundësi të mos i presë Krishtlindjet.

Sëmundja e tij u shfaq në moshën tetëvjeçare, si rezultat i një çrregullimi gjenetik të komplikuar i cili gjithashtu rezultoi që ai të lindte shurdh.

Për muajt e fundit, prindërit e tij, Mike dhe Nicky, së bashku me vëllanë e vogël, kanë krijuar kujtime të veçanta dhe kanë mbushur ditët me aktivitete të lumtura, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme