Dy persona (babai dhe nëna) kanë keqtrajtuar dhe braktisur fëmijët e tyre.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Mitrovicë.
Siç thuhet në raport, njëri nga prindërit (babai) është arrestuar dhe më pas në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti së bashku me bashkëshorten e tij dyshohet se kanë kryer veprën e ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ndaj fëmijëve të tyre. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.