Deputetja Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka komentuar vendimin e MASHTI-t që tekstet shkollore mund t’i blejnë prindërit për shkak se ministria në fjalë ka dështuar t’i sigurojë ato.
Bytyqi e ka quajtur Qeverinë Kurti komike dhe të dështuar.
“Qeveria komike. Super dështakat! Kanë dështuar në secilën fushë, e pse me u çudit në dështimin e tyre për blerjen e teksteve shkollore për fëmijë. Jeni mishëruar me të keqen, qaq sa këtu, me të vërtetë jeni kampion”, ka shkruar ajo.