Puna e parë e Frank Lampard nëse bëhet trajner i Chelsea, siç pritet, do të jetë sigurimi i Callum Hudson Odoi me një kontratë afatgjate.
Pas largimit të Maurizio Sarrit drejt Juventus, është Frank Lampard ai i cili pritet të marrë timonin e skaudrës së Chelsea, pas një edicioni mjaft të mirë me Derby County.
Puna e tij e parë nën drejtimin e ‘Bluve’ pritet të jetë rregullimi i situatës së Callum Hudson Odoi, i cili shihet si një nga talentët më premtues anglez.
Anësori 18 vjeçar do të mbetet pa kontratë në ‘Stamford Bridge’ në vitin 2020, dhe Bayern Munich është skuadra që po interesohet për të.
Bavarezët ishin refuzuar nga Chelsea në janar, me ofertën prej 22 milionë funteve që u hodh poshtë nga londinezët.
Gjithsesi, ‘Daily Mail’ shkruan se Lampard do të ketë si prioritet sigurimin e kontratës së re për Odoi.
Mbetet të shihet nëse ai do të arrijë ta bëjë një gjë të tillë. Kujtojmë se largimi i Hazard nga Chelsea i bën gjërat më të lehta në këtë aspekt, pasi i riu nuk ka frikën e konkurrencës së madhe. /