Priscilla Ono, grimerja personale e Rihannës

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Është shumë e famshme, por rrallë herë shihet në media.

Priscilla Ono, përveç që ka qenë grimere e shumë yjeve të ndryshëm në Hollywood, ajo sot është grimerja personale e këngëtares nga Barbados, Rihanna.

Ajo ishte vetëm 20 vjeçare kur nisi karrierën e saj.

Më 2017, Rihanna kishte publikuar një thirrje për t’iu bashkuar ekipit të saj në Fenty Beauty, artistë të ndryshëm.

Ono iu përgjigj kësaj thirrje pa e ditur që Rihanna do ta bëjë grimeren e saj personale, por ja që ajo e fitoi vendin më të mirë të punës.

Sot, thotë ajo, është më se e lumtur pasi punon me një prej këngëtareve më me ndikim në botë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme